Ish-kryetari i Partisë Demokratike e njëkohësisht deputeti, Lulzim Basha, mori pjesë sot në seancën e posaçme plenare ku mbajti fjalën Presidenti i Austrisë Alexander Van der Bellen. Në dalje të Parlamentit ai është pyetur nga gazetarët nëse do të jetë aktiv në zgjedhjet e 14 majit. Basha ka thënë se do të jetë aktiv në të gjithë Shqipërinë.

I pyetur për gjendjen në të cilën ndodhet Partia Demokratike, Basha ka deklaruar se përgjegjës është ai që ka përçarë PD, duke nënkuptuar kështu ish-kryeministrin Berisha.

Pyetje-Përgjigje:

Pyetje: Ndiheni përgjegjës për humbjen e mundshme të PD-së?

Lulzim Basha: Përgjegjës është ai që ka përçarë PD-në.

Pyetje: Keni komunikuar me Alibeajn?

Lulzim Basha: S’kam asnjë koment tjetër për sot.

Pyetje: Është bërë publike dhe raporti i auditit përsa i përket 500 mijë Dollarëve që akuzohet se PD ka marrë para. Z.Berisha tha që këto para nuk kanë hyrë dhe as nuk kanë dalë nga PD. Nga i keni marrë këto para?

Lulzim Basha: Pyesni listën e të ftuarve në festat e tij familjare. (OLIGARKËT)

Pyetje: Z.Basha do bëni fushatë? A do jeni aktiv në këto zgjedhje?

Lulzim Basha: Sigurisht që po.

Pyetje: Në cilën zonë?

Lulzim Basha: Në të gjithë Shqipërinë.