Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një bisedë 30 minuta me Presidentin Ilir Meta në zyrën e kreut të shtetit. Sikurse ishte paralajmëruar, kryedemokrati mbërriti në Presidencë në orën 12:00 për të diskutuar me Metën për datën e zgjedhjeve.

Pas takimit, Basha tha për gazetarët se qytetarët duan zgjedhjeve sa më shpejt, ndërsa për selinë blu është e rëndësishme që organizimi dhe zhvillimi i zgjedhjeve të jetë i ndershëm.

“Qytetarët duan zgjedhje sot jo nesër. Ata duan zgjedhje sepse janë të lodhur nga propaganda, nga dështimet dhe mashtrimet. Qytetarët kanë nevoje urgjente për punë. Biznesi ka nevojë urgjente për mbështetje. Shumica e shqiptarëve kërkojnë zgjedhje sot jo nesër. Për ne e rëndësishme është që procesi të jetë i ndershëm”, deklaroi shkurtimit Lulzim Basha.