Kryetari i Partisë Demokratike publikoi një video në Facebook, ku në restorantin e famshëm në Dubai po darkon edhe presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, duke e krahasuar atë me ministrat e kabinetit Rama, disa prej të cilëve u panë të darkonin në të njëjtin restorant disa ditë më parë, përmes një video që qarkulloi fillimisht në rrjetet sociale.

“Ndërkohë që shqiptarët janë pa asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetësore, vendi është nën ujë, mijëra familje po kalojnë dimrin e dytë në çadra, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai. Është koha të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo këtë që e ka mendjen vetëm për veten e saj”, shkruan Basha në Facebook.