Një automjet tip Mercedes-Benz ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht ditën e sotme në rrugën e Rinasit.

Mësohet se si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale dhe drejtuesi i makinës, shtetsi L. M. nuk është lënduar.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet, ndërsa grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.