Në kanalin SYRI, Sali Berisha, tha këtë të enjte në darkë se do rikthehet në poste drejtuese.

Madje, Berisha, tashmë non grata nga SHBA për korrupsion dhe subjekt i një urdhëri për bllokim pasurish nga Presidenti amerikan, u shpreh se nuk përjashton as rikthimin si kryetar i PD.

Duke përdorur shprehjen “kurrë mos thuaj kurrë”, anglisht, si për të dërguar një mesazh, ai ka shpallur se nuk do të frenojë më veten nga të drejtat që i garanton Kushtetuta si qytetar.

“Kurrë mos thuaj kurrë! Never say never! E kam përdorur me Ramiz Alinë dhe e përdor sot prapë. Po ecja në një drejtim dhe kam ndërruar. Drejtimi i PD? Nuk përjashtoj asnjë të drejtë timën kushtetuese më,” – tha Berisha në intervistën e tij për kanalin që financohet nga familja e tij.