Presidenti Joe Biden ka mbajtur në detyrë drejtorin e FBI të emëruar nga ish presidenti Donald Trump.

Të enjten ai i dërgoi një kërkesë drejtorit të FBI-së , Christopher Wray që të vazhdojë të qëndrojë në detyrë, gjë që ai e ka pranuar.

Vendimi i Biden për të mbajtur Wray si shef të FBI u mirëprit nga Adam Schiff, demokrat që kryeson Komitetin e Inteligjencës  dhe një kritik i  Trump, raporton Retuers.

“Christopher Wray u bë drejtor i FBI-së në një moment trazirash të jashtëzakonshme për zyrën dhe vendin dhe ai ka shërbyer me shumë profesionalizëm dhe integritet. Jam i lumtur të shoh që Presidenti Biden synon të mbajë Drejtorin Wray në pozicionin e tij”, tha Schiff.

Schiff tha se ai priste të punonte me Wray në analizat e “inteligjencës dhe dështimeve të sigurisë që çuan në sulmin e 6 janarit në Kapitol dhe nevojën për të zgjeruar në mënyrë dramatike fokusin dhe burimet e përkushtuara ndaj kërcënimit të terrorizmit të brendshëm”.