Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, sulmoi Kinën për përgjigjen e saj të ngadaltë ndaj kërcënimit të koronavirusit më shumë se një vit më parë. Sipas tij, reagimi i Kinës ndikoi në rëndimin e situatës në të gjithë botën.

“Unë mendoj se Kina e di se në fazat e hershme të COVID-it, ajo nuk bëri atë që duhej të bënte, pra t’u jepte qasje në kohë reale ekspertëve ndërkombëtarë, të shkëmbente informacion, e të ishte më transparente”, theksoi Blinken.

Diplomati i lartë amerikan shtoi se si rezultat i dështimit, virusi doli jashtë kontrollit më shpejt dhe me rezultate më të tmerrshme nga çdo do të kishte ndodhur. Blinken nuk iu përgjigj pyetjes nëse beson se Kina e di origjinën e virusit dhe i ka fshehur informacionet.

Sekretari amerikan i shtetit tha se numri i të vdekurve në të gjithë botën, i cili aktualisht është mbi 2.9 milionë njerëz. “Tregon se çfarë duhet të bëjnë tani Kina dhe vendet e tjera. Ndërsa përballemi me COVID-19, duhet gjithashtu të ngremë një sistem më të fortë global shëndetësor për t’u siguruar që një krizë e ngjashme të mos ndodhë më, ose nëse do të ndodhë përsëri, të jemi në gjendje ta zbusim atë”, ishin fjalët e Blinken.

Edhe ish-Presidenti amerikan Donald Trump kishte qenë gjithashtu kritik ndaj reagimit të Kinës, duke përdorur shpesh terma si “gripi kinez” ose “gripi Kung” për të përshkruar infeksionin.

Diplomati i lartë amerikan tha se Shtetet e Bashkuara, përveç ribashkimit me OBSH-në nga e cila u tërhoq Trump, synojnë t’i bëjnë vaksinat “më të disponueshme, veçanërisht për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Ne kemi realizuar një marrëveshje shumë të rëndësishme me Indinë, Japoninë dhe Australinë, të ashtuquajturat, për të rritur prodhimin e vaksinave në të gjithë botën“.

“Dhe u kemi dhënë sasi fqinjëve tanë më të afërt, Meksikës dhe Kanadasë”. tha ai. “Ndërsa po vaksinojmë gjithnjë e më shumë amerikanë, ne po shohim se çfarë mund të bëjmë, në të gjithë botën”.

Shtetet e Bashkuara po vaksinojnë miliona amerikanë kundër virusit çdo javë, më tepër se në shumë vende të tjera dhe presidenti Joe Biden ka thënë se brenda një jave të gjithë të rriturit që duan të vaksinohen, pavarësisht nga mosha e tyre, do të mund të regjistrohen.