Një ditë pas zyrtarizimit të listave për kandidatë e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit, mësohet se në degën e selisë blu në Vlorë ka pasur konflikte për listat e kandidatëve.

Burime për A2 bëjnë me dije se drejtuesi demokrat për Qarkun e Vlorës Bujar Leskaj ka dhënë dorëheqjen, ndërkohë që mësohet se në qytetin bregdetar ka mbërritur edhe Agron Kuliçi.

Anëtarët e kryesisë së PD në Vlorë, thanë pas mbledhjes se Leskaj e ka dhënë dorëheqjen që dje.

Ndërkohë selia blu e mohon një gjë të tillë.