Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën “arrest me burg” për ish-policin Koço Buzo i cili qëlloi për vdekje më 6 Maj gruan e tij, Liljana Buzo, 54 vjeçe.

58-vjeçari ka treguar se është penduar, ndërsa shprehet se ishte i rënduar psikologjikisht kur kreu krimin.

Buzo, i cili më parë kishte punuar si efektiv policie, ka qenë i dënuar edhe më parë për dhunë në familje.

Çifti ishte në proces divorci. Autori dyshohet se hapi zjarr në momentin që gruaja doli nga gjykata pasi kishte mbaruar seancën e saj. Të plagosur nga kjo ngjarje mbetën edhe 2 persona të tjerë, ku një prej tyre ishte avokati i viktimës.