I ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin ‘Wake Up’, kreu i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj bëri të ditur se sot do të njofton edhe masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ai theksoi fort se nuk do të ketë lehtësim të tyre, pasi shifrat e të infektuarve dhe të shtruarve janë në rritje.

“Sot do këtë komunikatë për sa i përket masave. Nuk do të ketë lirim, është në rritje numri i të infektuarve. Jemi në vlerësim e sipër dhe sot do të kemi një njoftim për këtë.

Tani kemi përsëri rritje. Ajo që është tipike në këtë moment është rritja e numrit të të infektuarve në moshat 15-24; 25-35 vjeç. Është numri më i rritur, është shtresa më aktive dhe e pakujdesshme.

Ka rritje të numrit të infektuarve te të rinjtë. Kemi mosha të reja të shtruar në spital”, tha Brataj.