Nga komunikimet e gjetura midis tyre rezulton se Mirel Mërtiri dhe Arben Ahmetaj kanë raport miqësor

Dosja e SPAK për hetimet për ish-ministrin Arben Ahmetaj po zbardhet pak nga pak. Në një nga faqet e saj, thuhet se nga një akt ekspertimi i një celulari i markës ‘Blackberry’ të gjetur në shtëpinë e ish-bashkëshortes së Ahmetajt rezulton se ai ka 138 komunikime dhe 3287 mesazhe me Mirel Mërtirin.

Nga komunikimet e gjetura midis tyre rezulton se bashkëbiseduesit kanë një raport tepër miqësor pasi në bisedat e tyre përdoren fjalët si: “O la” (nënkupton vëlla), “fratelo”, “tigër”, “i madh”, e të tjera.

Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve do të mblidhet sot në orën 16:00 për të diskutuar kërkesën e SPAK për arrestimin dhe kontrollin e banesës së ish-kryeministrit Arben Ahmetaj. Kërkesa prej 12 faqesh drejtuar Kuvendit ka mbërritur ditën e djeshme në zyrat e Kryesisë dhe aty janë renditur arsyet përse sipas SPAK, Ahmetaj duhet të arrestohet.