Ashtu sikurse ishte paralajmëruar Jozefina Topalli kreu sot pasdite aktin e themelimit të një lëvizjeje të re politike. Në një sallë të mbushur kryesisht me të rinj të mbuluar me maska, në shpalljen e “Lëvizja për ndryshim”, Topalli foli kundër tre partive të mëdha që i vuri në të njëjtën linjë.

Por ajo që bëri përshtypje ishte kahasimi i mediave që e transmetuan këtë eveniment dhe i atyre që i fikën ekranet për të. News 24, që transmeton me shpejtësinë e dritës çdo përgënjeshtrim të kompanive të inceneratorëve kundër Bashës e kishte cilësuar të panevojshëm pasqyrimin e këtij evenimenti që i bën dëm opozitës zyrtare.

Edhe Ora News e njohur për linjën e saj kundër qeverisë kishte zgjedhur në atë kohë ti’a kushtonte transmetimin live një akiviteti të LSI me partinë e një lagjeje.

Por, çudia më e madhe ishte se flajimi i plotë i ish nënkryetares së PD-së, u transmetua i plotë nga Syri TV, një ekran që mban më shumë linjën e Sali Berishës brenda pozitës. Ish lideri historik ka deklaruar gjithmonë se Basha bëri gabim me mos përfshirjen në listë të asaj që ai e ka mbajtur për një kohë të gjatë në krahun e vet të djathtë.