Komisioni i Përzgjedhjes ka përfunduar procesin e vlerësimit të “Testimit me shkrim të ESESE ” për të gjithë kandidatët (104 kandidatë) për pozicionin e punës ”Hetues” në Byronë Kombëtare të Hetimit.

Në përfundim të këtij procesi, kanë rezultuar të kualifikuar 55 kandidatë (Lista-e-Vleresimit-te-kandidatëve) të cilët do të vazhdojnë fazat e tjera të konkurimit dhe nuk janë kualifikuar 49 kandidatë për të cilët procesi i konkurimit ndërpritet në këtë fazë.

Kandidatët të cilët janë kualifikuar (55 kandidatë ) do të vijojnë me fazën tjetër të konkurimit që është faza e  “Intervistës ” e cila do të zhvillohet nga data 13.11.2020 deri me datë 21.11.2020 në adresën:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Rruga “Ana Komnena” , Godina “Poli i Drejtësisë”, (Ish-fusha e Aviacionit) Tiranë,

Në lidhje me datën dhe orën e intervistës do t’ju njoftojmë në vijimësi në website-in e BKH-së.