USA, ky aleat strategjik, dhe dardha, kjo mashtruese e natyrshme dhe e pafajshme…

Nga Sheme OGICERMAJA

 

***

Dardha është një frut i shëndetshëm që natyra e prodhon me shumë bujari, por ajo ka hyrë mençurisht edhe në folklorin shqiptar… E përdorin shpesh kur duan t’i tregojnë dikujt se duhet pasur kujdes, se shpesh e dukshmja ka edhe anën tjetër, që mund të jetë shumë e rrezikshme… Kur e shikon dardhën nga fundi i saj të duket e plotë dhe e konsiderueshme, por bishti, që është në pjesën e sipërme është disa herë më i hollë. Prandaj edhe thonë se “dardha e ka bishtin prapa”. Nëse do t’ia dinin kuptimin kësaj shprehjeje të folklorit shqiptar, shumë vetë mund edhe të mos kishin gabuar aq thellë…

USA, është sot superfuqia e vetme që sundon botën e patrazuar. Shqiptarët e duan shumë dhe e konsiderojnë me shumë entuziazëm aleat strategjik. E justfikojnë këtë dashuri me disa qëndrime vendimtare të USA-s në momente shumë të vështira për kombin, kur USA e ka mbrojtur si pak shtete të tjera. Mirëpo ka edhe mendimtarë që shprehen më pak entuziastë në lidhje me USA-n apo aleancën që USA ofron, veçanërisht kur kjo aleancë është edhe strategjike. Henri Kisinger, ish Sekretar Shteti i USA-s, i ka sugjeruar, me kohë, Izraelit që të ketë kujdes me aleancën me USA-n…

Dikush tjetër e ka shprehur edhe më haptazi:
“Është shumë e rrezikshme të jesh armik i USA-s, por është fatale që të jesh mik i saj.”
Në vitin e nxehtë 1939, kur bota i hyri një luftë të tmerrshme, jetonte në Britani një gjitar që e pa luftën me shumë entuziazëm, si një mjet ideal për të marrë pushtetin. Ky ishte Winston Çurçilli. I pa skrupuj moral apo politikë, qëllimi i tij në jetë ishte pushteti dhe vetëm pushteti. Për të nuk kishte asnjë farë rëndësie se si e merrte, mjaft që ai të ishte Kryeministër. Ishte shumë më i plotësuar kur e merrte në mënyrë të pandershme, duke shkaktuar viktima apo duke rrezikuar edhe një pjesë të konsiderueshme të njerëzimit. Ai e portretizoi Gjermaninë si armikun më të rrezikshëm të Britanisë së Madhe dhe e bëri propagandën kundër Gjermanisë si kalin e betejës që ai të rrëmbente pushtetin, dhe ja doli me sukses.

Mirëpo dardha e ka bishtin prapa…

Uzurpimi i pushtetit në Britani, në ato kushte, do ta sillte domosdoshmërisht përballë ushtarakisht edhe me Gjermaninë. Po për të kjo nuk kishte shumë rëndësi, sepse ai vetë nuk do të ishte kurrë në vijën e parë të luftës… Të tjerët, nëse vdisnin, për të kjo nuk kishte fare rëndësi.

Kur e kuptoi se Britania nuk mund ta përballonte e vetme Gjermaninë, atij ju deshën aleatë. Për këtë e ndihmoi edhe vetë Hitleri, duke sulmuar BRSS-në. “Armiku i armikun tim, është aleati im” – mendoi Çurçilli dhe shpejt dhe pa asnjë skrupull lidhi aleancë me Stalinin, që deri atë kohë njihej botërisht si një nga kriminelët më të mëdhenj që njerëzimi kishte parë. Mbi 20 milion të vrarë apo vdekur dhe disa miliona të tjerë të burgosur… Por kur BRSS ishte në vështirësi në luftën me Gjermaninë, Çurçillit i duhej një aleancë edhe me USA-n, dhe u gëzua shumë kur kjo e fundit, mbas 2 vjetësh lufte, i hyri luftës në krah të Britanisë dhe BRSS-së. I etuziasmuar, deri në ekstazë, Çurçilli iu shpreh plot besim dhe krenari Anthony Eden, atë kohë ministër i Jashtëm i Britanisë, se ai (Çurçilli) ‘e rrotullonte USA-n, me gishtin e tij të vogël të dorës”… Edhe pse e dukshme, ai nuk i kishte kushtuar vëmendje aksiomës “dardha e kishte bishtin prapa”…
Edhe pse fituese e të dy luftrave botërore, Britania e pa veten, krejt pa pritur, nga fuqia e parë e botës deri më 1935, në fuqi të rënë nga vakti. USA doli superfuqia më e madhe e Botës dhe BRSS superfuqia e dytë. Dhe jo vetëm kaq, por Shtëpia e Bardhë filloi ta trajtonte Brtaninë si koloni të saj, dhe se Çurçilli ra nga pushteti…

***

Në fund të viteve ’90, një gangster Leninist, i përfshirë në tregëtinë e drogës në Zvicër, u rekrutua nga shërbimi inteligjent jugosllav dhe i hyri politikës. Duke mos pasur asnjë vlerë njerëzore, ai bashkëpunoi ngushtë, shpesh në dëm edhe të Kosovës, me shërbimet inteligjente të Francës, dhe Rusisë, midis të tjerave. U interesua të ishte aleat edhe me USA-n dhe me përkrahjen e USA-s u bë edhe dy herë Kryeministër i Kosovës dhe njëherë President… Ndërkohë që gjatë jetës së tij politike planifikoi dhe urdhëroi edhe shumë vrasje shqiptarësh, kryesisht kundërshtarë politikë… Bile planifikoi të vriste edhe Ibrahim Rrugovën. Edhe Thaçi si duket nuk e dinte se “dardha e ka bishtin prapa”… Ishte aq i sigurtë edhe në aleancën me USA-n dhe, sapo USA kërkoi që të ngrihej Gjykata Speciale, Thaçi u bë promotorri i ngritjes së saj dhe se aksioma e tij: “Kush është kundër ngritjes së Gjykatës Speciale, është kundër Kosovës.” – u bë një nga mjetet e presionit dhe shantazhit që ajo të ngrihej… Mirëpo edhe në këtë rast ai nuk e dinte punën e bishtit të dardhës, dhe më keq akoma, nuk e dinte se aleanca me USA-n mund të kthehet edhe fatale. (Po bëhet viti i katërt që ai mbahet nën arrest dhe i akuzuar për kriminel).
Plot zhurmë e bujë, në vitin 2013, qeveria i ra në dorë, aksidentalisht, një aventurieri, që sipas një ish deputeti kurajoz socialist, e kishte marrë nga Parisi, Fatos Nano me urdhër të Athinës. Edhe ky me entuziasmin e Thaçit dhe përkrahjen e USA-s i hyri një “Reforme” domethënëse të sistemit të drejtësisë, duke e shkatërruar atë totalisht. I gjithë Perëndimi u “mahnit” nga thellësia e kësaj “Reforme” dhe i ndaloi të gjitha shtetet që donin të bënin një gjë të tillë. Vetë protagonist, edhe pse i zhytur deri në fyt në korrupsion dhe krime ekonomike dhe financiare që kalojnë mbi 8 miliard Euro, kërcënonte se “sapo “Drejtësia” e re të ngrihet, mjerë Sali Berisha dhe Presidenti Meta”… Vetë vidhte me të madhe. Të gjithë ministrat vidhnin me të dy duart, dhe jo vetëm ata, por edhe dashnoret, apo dashnorët e tyre… Por Rama, shumë i sigurtë në mbështetjen amerikane, mendonte se ai vetë kishte imunitet, ndërsda kundërshtarët e tij do të kishin fatin e nacionalistëve në vitet 1944-1950.

Ka mbi 7 vjet që i gënjen ithtarët e tij se Meta do të arrestohej sapo të hynte në Presidencë dhe se kjo do të shitej si “kapja e Peshkut të Madh”… Dërgoi edhe Ambasadorin famëkeq Don Lu që t’i kërkonte Kryeprokurorit Llalla që të ndiqte penalisht Presidentin Meta, apo Vllahutin, një të korruptuar tjetër për t’i kërkuar me këmbëngulje Llallës që të arrestonte Berishën…
Nuk u ndal këtu, por, pasi korruptoi edhe ish ambasadoren amerikane Yuri Kim, që akuzohet nga Berisha se luante edhe rolin e “Guvernatores së Shqipërisë”, që t’i bënte presion SPAK-ut të arrestonte Berishën… Bindi edhe me ndihmën e Lulzim Bashës dhe Sorosin që Berisha të shpallej non-grata në USA dhe Britani. Arriti sukese të jashtzakonshme duke e shpërbërë opozitën edhe me ndihmën e Bashës, por duke injoruar faktin se “dardha e ka bishtin prapa” dhe se aleanca me USA-n mund të kthehet brenda natës në fatale…
Berisha dhe Meta duket se e kanë farkëtuar aleancën e tyre dhe kanë besim se shpejt, jo vetëm që do ta rrëzojnë atë që mbahet duke vjedhur dhe blerë vota, por edhe do të ndiqet penalisht dhe ligjërisht përgjegjës. Kur ishte në Presidencë, Meta ia bëri të qartë botës se alibia e Ramës (me kartelën e çmendurisë) nuk do të ketë asnjë sukses…
Sot ai dhe të gjithë ministrat e tij janë të rrezikuarit më të mëdhenj të SPAK-ut, ashtu siç u bë edhe Thaçi. Nuk do të çutitesha, që të shikoja brenda vitit Erion Veliajn të arrestuar dhe, brenda gjysmës së parë të 2024-s, edhe atë vetë, bashkë me të gjithë ata ministra që nuk do të ikin nga Shqipëria apo që do të arrestohen nga interpoli nëpër botë…

***