Gjatë mbledhjes së Komisionit Rregullator në KQZ, anëtari Muharem Cakaj ngriti shqetësimin e shpërndarjes së lejeve të legalizimeve nga deputetë të Partisë Socialiste.

“2 raste për një deputet që në datën 26 ka promovuar shpërndarjen e lejeve të legalizimeve”, u shpreh Cakaj.

Ndërkohë, kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi deklaroi se deri më tani ky komision nuk ka konstatuar asnjë rast të tillë.

Celibashi theksoi më tej se  titujt e pronësisë dhe lejet e legalizimit janë të ndaluara të jepen nga deputetë, zyrtarë apo ministra 4 muaj përpara zgjedhjeve.

“Faqja është aktive, disa institucione kanë raportuar aktivitete, po vlerësohen rastet, deri tani nuk kemi konstatuar raste mbi të cilat komisionari do vendosë ndalimin e tyre. Është e qartë që titujt e pronësisë dhe lejet e legalizimit janë të ndaluara 4 muaj përpara zgjedhjeve”, tha ai.