Nga Spartak Ngjela
_____

Arrestimi dhe hetimi i grupit kriminal të Velio Velijukut në Beograd befas nxori të dhëna për bashkëpunimin e Aleksandër Vuçiçit me krimin e organizuar në Serbi.
Kjo tregon se hetimi ndërkombëtar dhe provat e mbledhura për mbeturinat e Milosheviçit në Beograd po dëshmon materiale rrëqethëse krimesh ku përfshihet edhe Aleksandër Vuçiç.

Po Rama, ende do vijojë të ketë një ndjenjë të një miqësie familjare me Aleksandër Vuçiçin?!
Të shohim se deri ku mund t’i shkojnë lidhjet me të.
Gjithsesi, tani po kuptohet se gjithçka po ecën në favor të Bashkimit Kombëtar midis Kosovës dhe Shqipërisë.
Kurse çështja hetimore në Beograd ku po implikohet si i përfshirë edhe Vuçiç, është e ngjashme me çështjen penale të hetimit kundër Sllobodan Milosheviçit.
Vuçiç ka qenë krahu i djathtë i Milosheviçit, dhe grupi terrorist antishqiptar sot ende po drejton Serbinë. Ka rreth 200 vjet që “zhdukja e shqiptarëve si komb” ka qenë në Serbi doktrina kryesore e shtetit. Historia serbe e Serbisë ka qenë dhe mbetet si politika më barbare e Evropës. Por që kaloi në dekadencë me marrëzinë antishqiptare të Sllobodan Milosheviçit.
Edhe Milosheviçi u hetua dhe u burgos për terrorizëm dhe genocid antishqiptar.
Edhe për Aleksandër Vuçiçin dallon të jetë e njëjta metodë hetimi, gjë që flet se likuidimi penal për krime terroriste i presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç duhet të jetë i afërt. Po kuptohet ndërkohe se gjithçka po drejtohet nga nivelet e larta perëndimore të antiterrorizmit ndërkombëtar.
Po presim, që të shohim…