Dështon seanca e parë gjyqësore ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm të Adriatik Llalla, në Gjykatën e Posaçme.

Avokati i ish-kryeprokurorit kërkoi përjashtimin e gjyqtares Daniela Shirka. Sipas avokatit Sokol Hazizaj, çështja është dërguar në Gjykatën e Lartë pa u shprehur kjo gjykatë dhe si pasojë, nuk mund të vijojë procesi në Shkallën e Parë.

Në seancë ishin të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadës amerikane në Tiranë. Seanca e radhës u caktua në 3 shkurt ora 14:00.

Adriatik Llalla ka aktualisht statusin e të pandehurit në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku do të gjykohet për akuzën e “fshehjes dhe mosdeklarimit të pasurisë”, kryer në tri raste, vepër për të cilën Kodi Penal parashikon dënim nga gjobë, deri në 3 vite burg.