Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka komentuar procesin zgjedhor në Kosovë, përmes një postimi të shpërndarë pak minuta pas mbylljes së qendrave të votimit.

“Është fakt inkurajues të shohësh se sa shumë qytetarë kanë votuar në mënyrë paqësore ditën e sotme, pavarësisht pandemisë dhe kushteve të motit. Tani është e rëndësishme t’i jepet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe institucioneve të tjera kohë dhe hapësirë për të numëruar votat, duke kryer punën  e tyre”, ishin fjalët e ambasadës amerikane.