Dje qeveria miratoi vendimin për të mbajtur me detyrim për 5 vite studentët e mjekësisë në Shqipëri pas përfundimit të studimeve, këta të fundit, kanë paralajmëruar një tjetër protestë, që do të jetë e treta për nga radha.

Studentët njoftuan se protesta do të vijojë në orën 10:00 , ku pritet të marshojnë në grup, drejt Parlamentit në Shqipërisë, në një kohë kur ligjvënësit pritet të diskutojnë për çështjet e ditës. Studentët do të bëjnë thirrje dhe do të kundërshtojnë draft-propozimin, që shpejt pritet të kthehet në një vendim të miratuar, siç konfirmoi një ditë më parë kryeministri Edi Rama.

Ata theksojnë se nuk duan të largohen nga Shqipëria, por e cilësojnë si një masë represive dhe në kundërshtim me të drejtat themelore të njeriut mbajtjen me detyrim në atdhe. Studentët kërkojnë nga ministritë përkatëse përmirësimin e kushteve, të auditorëve, ambienteve të praktikave dhe spitaleve rajonale, që sipas tyre, nuk përmbajnë elementet për ush.trimin normal të profesionit.