Një 50 vjeçar, banues në fshatin Larushk, Fushë Krujë, ka rënë në pranga, pasi është kapur me 4 mina me telekomandë në Durrës.

Arben Elezi është ndaluar në Shkafanë, Ishëm, Durrës dhe gjatë kontrollit fizik i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 mina me telekomandë të lidhura me aparat celular, të cilat ky shtetas do t’i shiste kundrejt shumës 10.000 euro.

Sipas policisë, operacioni “Furnitori” u organizua pas marrjes së informacioneve se një shtetas me tendencë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së minave me telekomandë po tentonte të shiste mina me telekomandë, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Furnitori”.