Nga Edon QESARI

Me sulmin ushtarak të Hamasit sot, dy gjëra u bënë fort të shqueshme:

1. qeveria e djathtë në Jerusalem (si asnjëherë tjetër e mbështetur mbi votat e partive ultraortodokse) ka rastin e artë për të mobilizuar mbështetje të brendshme si pasojë e rrezikut që vjen nga jashtë – pikërisht kur hesapet e brendshme, si dhe kontradiktat e mëdha socio-politike në Izrael e bënin të pashmangshëm një radikalizim elektoral të radhës;

2. Hamasi i siguroi vetes jetëgjatësi politike: pavarësisht disfatës ushtarake që e pret, pavarësisht se breshëria ndaj Izraelit do të kthehet në apokalips ndaj vetë Hamasit, e pavarësisht tragjedisë që kjo marrëzi e sotme do t’i shkaktojë në orët dhe ditët në vijim popullatës së Gazës.