Ashtu si ndaj Interit në Champions, Reali arriti të fitojë në minutat e fundit të ndeshjes edhe transfertën ndaj Valencias.

Ekipi i drejtuar nga Carlo Ancelotti, që e pa veten në disavantazh në minutën e 66, mori 3 pikët dhe kryesimin e kampionatit spanjoll pas dy golave të shpejtë nga Vinicius dhe Benzema, të shënuar në minutat 86 dhe 88.

Real e sheh veten në krye me 13 pikë, dy më shumë sesa Atletico Madrid e vendit të dytë.