Duke i bërë “rrush e kumbulla” paratë e shqiptarëve të varfër, Edi Rama, njëkohësisht kënaq edhe xhepat e miqve të tij të majmur.

Pas 4 milonë Eurove të hedhura për suitën natyrore private “Eden”, me pemë e lule te oborri i kryeministrisë, Edi Rama, menjëherë pas zgjedhjeve lokale të 14 majit, ka finalizuar dhe tenderin për rikonstruksionin e Vilës nr. 31 ku banonte ish-diktatori Enver Hoxha.
Por, jo vetëm kjo. Duke i bërë “rrush e kumbulla” paratë e shqiptarëve, Edi Rama, njëkohësisht kënaq edhe xhepat e miqve të tij biznesmenë.
Për të kryer punimet aty, Edi Rama ka zgjedhur firmën “VALONA KONSTRUKSION”, me pronar Besnik Lulaj nga Vlora, mik besnik i tij dhe i Dorjan  Duçkës, të cilëve u del emri në grupin e skandalit “McGonigal”.

Por pronari i firmës, që do rikonstruktojë vilën e Enver Hoxhës, është dhe ortak në 3 kompani shqiptare e një kazino “Marin Bay-Vlorë” me vëllëzërit Luftar e Fatos Hysa…

Për këto punime, Drejtoria e Shërbimit Qeveritar në kryeministri, i ka dhënë tenderin 1.1 milionë Euro, ndërsa punimet do kryhen brenda një viti, kur do të hidhen miliona të tjera, për rinovimin e pajisjeve, orendive e dekoreve të brendshme.

Ky shpenzim nuk është halli i shqiptarëve, por shije personale e kryeministrit Edi Rama, i cili prej 10 vitesh po i përdor si të dojë taksat e popullit; konkretisht, edhe 1.1 milionë Euro për të rinovuar vilën ku jetoi ish-diktatori Enver Hoxha, ku autokrati Edi Rama zhvillon takime e argëtime konfidenciale me të preferuarit dhe të preferuarat e tij.