Ish anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD Edi Harxhi, duke iu referuar rezultateve paraprake zgjedhore ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për dështimin e PD në këto zgjedhje.

Sipas saj nuk është koha për dëshpërim, pasi Shqipëria do të fitojë përsëri.

“Duhet të presim të numërohen të gjitha kutitë në respekt të atyre që numërojnë votën e sovranit.

Përgjegjësinë për këtë dështim duhet ta mbajë humbësi. Shqipëria do të fitojë përsëri. Nuk është koha për dëshpërim”, shkruan Harxhi në rrjete sociale.