Ndërkohë që vijon numërimi i kutive të votimit në të gjithë Shqipërinë, në të dhënat paraprake të KQZ-së, Partia Socialiste është në avantazh.

Nga selia e PD-së, akoma nuk ka pasur një reagim për rezultatin e deritanishëm.

Por, ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së Arben Ristani ka bërë një postim në rrjetet sociale, që siç duket i referohet procesit zgjedhor të 25 Prillit.

“Nuk kish si ndodhte ndryshe dhe nuk ndodhi nga budallalleku, por nga ligësia”,- shkruan Ristani.