Ambasadorja amerikane ka përmendur emrin e Tom Doshit, lidhur me emrat e kandidatëve që do garojnë në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas Kim, votuesit shqiptarë meritojnë më shumë se kaq.

Ajo ka publikuar në faqen e saj në Twitter një vendim të Departamentit Amerikan të Shtetit që i ndalon Doshit të udhëtojë drejt SHBA-së.

“Ndërsa autoritetet zgjedhore përgatisin zgjedhjet, ia vlen të kujtohet ky përcaktim publik për korrupsion madhor, i vendosur nga Sekretari i Shtetit pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacionit. Me siguri votuesit e Shqipërisë meritojnë më mirë se kaq.” – shkruan Kim.

Por rasti “Doshi” është vetëm maja e ajsbergut.

Burime për Vala News bëjnë me dije se në listën e personave që nuk shkojnë dot në SHBA është dhe ish-kryeministri Berisha dhe familja e tij.

Lidhur me këtë gjë ambasadorja ka vënë në dijeni edhe kreun e opozitës Basha në një takim pune që pati në një nga restorantet e Tiranës pak ditë më parë.

Ende nuk është e qartë nëse Basha do të gjejë guximin për të përjashtuar Berishën nga kandidimi, por kjo do të ndikonte ndjeshëm në raportet e tij personale dhe të partisë që drejton me selinë diplomatike që ndodhet në Rrugën e Elbasanit.

Zaret janë hedhur, të shohim lojën e palëve…/Vala-News.com