Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i urdhëruar nga Prokuroria e Tiranës në lidhje me aktivitetin e personave, punonjës të AKBN të akuzuar për shpërdorim detyre dhe “mashtrim me pasoja të rënda” “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore” etj.

Mësohet se i shpalluri në kërkim Klodian Gradeci, ish-drejtor i OST, ka qenë në postin e Drejtorit të Hidrokarbureve në AKBN në kohën e kur janë konstatuar shkeljet.

Gradeci është larguar nga territori shqiptar ditën e hënë, një ditë përpara arrestimit, në drejtim të Turqisë, kjo ka bërë që prokuroria të ketë dyshime se operacioni është dekonspiruar.

Ndërkohë i shpallur në kërkim është edhe Isuf Berberi biznesmen hidrokarburesh, edhe tek kompania “Fufarma”.

Siç raportohet mendohet se dëmi i shkaktuar ndaj shtetit është mbi 1 milion dollarë, ndërsa hetimet kanë zgjatur 4 vjet e gjysmë.

Roli i zyrtarëve të akuzuar

-Denis Durrsi, ka patur rolin e Drejtorit të Auditit.

-Qani Hoxhaj, Drejtor Hidrokarburesh

-Arben Doda, inspektor tatimesh në Drejtorinë Rajonale Tiranë

-Naim Kasa, biznesmen në një kompani fantazmë.

-Rezarta Sulejmani, specialiste te AKBN.

Ekzekutimet e Vendimit të Gjykatës janë realizuar nga specialistët e krimit ekonomik në policinë e Tiranës.