Askush nuk e shpëton dot Euron nga “gremina”…
Ja çfarë ka ndodhur sot me këmbimin valutor:
Shumat e konsiderueshme të Euros të tërhequra nga tregu prej Bankës së Shqipërisë nuk po japin efekte domethënëse në rritjen e kursit të monedhës europiane.

Banka e Shqipërisë zhvilloi ankandin e planifikuar të blerjes së valutës, për nevojat e administrimit të rezervës valutore. Pavarësisht blerjes së një shume të konsiderueshme nga Banka e Shqipërisë rënia e Euros nuk e ndal dot askush dhe cdo dite e me shumë po shkon drejt “greminës”.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë (më 22 Qershor) monedha “Euro” ka rënë në nivelin rekord pasi sot do të këmbehet me 106.78 lekë.

Megjithëse banka qendrore ka tërhequr të paktën 80 milionë euro nga tregu në tre muajt e fundit, kursi i Euros me Lekun gjatë këtyre muajve ka pësuar rënie të vazhdueshme, duke prekur fundin.