• Nga Rexhep QOSJA
    Me pikëllim e mësova lajmin për ndarjen nga jeta të profesor Arsim Fehmiut. Isha nxënës i tij katër vite në Normalen e Prishtinës. Fjala e tij, sjellja e tij, kujdesi i tij ndaj nxenësve ishin të veçanta dhe të paharruara. E kam parë në shënimin e përvjetorëve të Normales. Kohë pas kohe dëgjoheshim përmes telefonit.

Duke u shprehur ngushëllimet më të thella familjarëve të tij, nxënësve e studentëve të tij, miqve e shokëve të shumtë të tij ju them, malli për te do të jetë i pashuar, kujtimi për të kurrë nuk do të harrohet, rëndësia e tij në arsimin e Kosovës do të jetë e përjetshme.

Arsim Fehmiu me jetën e tjj, me personalitetin e tij, me veprintarinë dhe krijimtarinë e tij do të jetë pasuri e gjithmonshme e historisë kombëtare shqiptare.