Finalja e gjashtë e Sevillës në Europa League, rekord në këtë turne, vjen pas një ndeshje plot emocione kundër Manchester United, ku spanjollët fituan me rezultatin 2-1.

Britanikët filluan mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh falë një penalltie të shënuar edhe një herë nga Bruno Fernandes (9’), por spanjollët barazojnë me një aksion vërtetë të bukur të finalizuar nga ish-milanisti Suso në minutën 26.

Britanikët kanë disa raste të arta për të shënuar, por mungesa e saktësisë dhe ndërhyrjet e portierit maroken Bounou shpëtojnë Sevillën.

Kur ndeshja po mbyllej drejt një ekuilibri që mund të çonte në minutat shtesë, një aksion i finalizuar nga holandezi De Jong (‘78) në bashkëpunim me mbrojtën e djajve të kuq, që e harrojnë në mënyrë të diskutueshme, i jep vulën kualifikimit të djemve të Lopeteguit në finale, ku në pesë raste kanë gjithmonë trumfuar. Interi dhe Shaktari janë të paralajmëruara.