Qyteti i Tiranës është zgjeruar shumë vitet e fundit.

Ndërtimet kanë pushtuar kodrat rreth tij. Një nga pikat më interesante të kryeqytetit është edhe kjo pamje të cilën e kemi parë shpesh në foto.

Janë të shumtë njerëzit që shkojnë drejt saj për të shkrepur një fotografi në mbrëmje duke e konsideruar si një vend “sekret”, sidomos çiftet e rinj.

Ajo që bie në sy është pamja e bukur që të ofron kryeqyteti teksa shtrin shikimin larg, ndërsa nën këmbët e tua je i rrethuar nga mbeturinat.

Mesa duket njerëzve u intereson vetëm fotoja, ndërsa mbetjet që lënë aty, si ambalazh patatinash, shishe birre e shumëçka tjetër janë të pallogaritshme për ta.

Vazhdojmë akoma që të ndotim pa kriter dhe aty ku natyra të imponon për të kundërtën!

Kur do ndryshojmë?! Apo pyetje retorike kjo!

Asnjëherë!

©Copyright Vala-News.com