Pas ditësh qetësie, ‘Çështja Mbappé’ merr një kthesë 180 gradë, me yllin francez që nuk thirret për turneun veror që PSG planifikon të bëjë në Japoni dhe Kore, javën e ardhshme. Ndërsa L’Equipe ka avancuar dhe vetë klubi e ka konfirmuar, Mbappé nuk do të udhëtojë me pjesën tjetër të shokëve të tij të skuadrës dhe kjo i është komunikuar lojtarit sonte dhe kjo, pa mëdyshje, do të thoshte se ata po kërkojnë një rrugëdalje, për shkak të refuzimit të lojtarit për të rinovuar përtej 2024.

Në këtë mënyrë hapet një panoramë krejtësisht e re për çështjen e së ardhmes së lojtarit që tashmë është në pritje të ardhjes së një oferte ekonomike që plotëson dëshirat e skuadrës franceze.

Në këtë mënyrë plotësohen paralajmërimet e Nasser Al-Khelaïfi-t, i cili ditëve të fundit ka komentuar se askush nuk ka qenë mbi klubin dhe se kushdo që nuk ka dashur të jetë aty duhet të largohet. Tashmë makineria e nënshkrimit të verës fillon të funksionojë. Mediat si AS apo MARCA raportojnë se klubi parizen e ka nxjerrë talentin zyrtarisht në shitje dhe Reali mbetet ekipi i parë që “fërkon duart”, edhe pse mund të priten çmenduri nga Newcastell, City apo Liverpool.