Gjashtë persona kanë humbur jetën për shkak të COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Viktimat ishin një qytetar nga Vlora 38 vjeç, një qytetar nga Pogradeci 68 vjeç, një qytetar nga Elbasani 70 vjeç, një qytetar nga Durrësi 79 vjeç, një qytetar nga Tirana 83 vjeç dhe një qytetar nga Fieri 86 vjeç.

Rastet e reja- Në 24 orët e fundit janë kryer 2,506 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 120 qytetarë.

Rastet e reja janë në këto bashki: 56 në Tiranë, 11 në Fier, 7 në Vlorë, 6 në Durrës, Berat, 3 në Kamëz, Mat, Përmet, Gramsh, 2 në Kukës, Tropojë, Lezhë, Lushnje, Divjakë, Sarandë, 1 në Mirditë, Kurbin, Dibër, Bulqizë, Mallakastër, Selenicë, Memaliaj, Kolonjë, Kuçovë, Skrapar.

Janë 5,178 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Situata në spitale- Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 122 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 171 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 197,547që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 120

Të shëruar në 24 orë 171

Të shtruar në spitale 122

Humbje jete në 24 orë 6

Testime ditore 2,506

Testime totale 1,441,247

Raste pozitive 205,897

Raste të shëruara 197,547

Raste Aktive 5,178

Humbje jete 3,172

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2,451

Fier 584

Shkodër 359

Durrës 344

Gjirokastër 306

Elbasan 284

Berat 260

Vlorë 214

Lezhë 125

Korçë 121

Kukës 66

Dibër 64