Kjo është Armela Hasantari, gjyqtare e gjykatës së Tiranës. Sot ajo la të lirë një nga pjestarët e grupit kriminal e burracak që më zunë pritë dhe më goditën duke dalë nga zyrat e redaksisë së gazetës ‘Pamfleti’, pasditen e 3 Tetorit. Më lanë pa ndjenja në rrugë dhe u larguan. Kamerat e sigurisë regjistruan makinën në vendngjarje, targën dhe të dhënat e saj. Pas shumë ‘mundimeve’ policia arriti të arrestonte pronarin e makinës. Njëfarë Renato Bodurri, pjestar i një grupi të rrezikshëm kriminal në Elbasan.
Prokurori i Tiranës, me të drejtë kërkoi arrest me burg për të arrestuarin duke e klasifikuar veprën penale në Goditje për shkak të detyrës referuar nenit 237/5.
Ndërsa Armela, gjyqtarja e masës e la të lirë kriminelin, me argumentin: Mungesë provash!

Se çfarë provash kërkon Armela, kur në vendngjarje është regjistruar makina e të pandehurit, një zot e di…
Dhe mua m’u kujtua një ngjarje e ndodhur në vitet e fundit të regjimit të Hoxhës…
Një burrë kishte zënë në flagrancë gruan duke u palluar me sekretarin e Partisë. E regjistroi çështjen në Gjykatë për divorc… Por gjyqtari që mbante hapur anën e sekretarit të parties, nuk e ndante duke këmbëngulur që nuk ke fakte…
I shkreti njeri, që po i plaste buzën, iu kthye gjyqtarit dhe i tha: Çfarë kërkoni shoku gjykatës?! Fakti ishte brenda! 🤣🤣🤣