Gjermania rekord infektimesh ditore, shtohen masat kufizuese

Gjermania rekord infektimesh ditore, shtohen masat kufizuese
Në 24 orët e fundit, Gjermania ka shënuar numër rekord infektimesh ditore me Covid-19 që prej fillimit të pandemisë: 6638 të infektuar të rinj.

Kjo është dita e disatë radhazi që shënon shifra të larta të infektuarisht ditorë.

Për këtë shkak, kancelarja Merkel njoftoi marrjen e masava të reja të kufizimeve për mbajtjen e maskave në vend të populluara dhe ndalimin e grupeve të mëdha të njerëzve.

Po ashtu, nëse një zonë regjistron më shumë se 35 infeksione të reja për 100,000 njerëz gjatë shtatë ditëve, maskat do të bëhen të detyrueshme në të gjitha vendet ku njerëzit kanë kontakt të ngushtë.

Numri i njerëzve që lejohen të mblidhen së bashku gjithashtu do të jetë i kufizuar në 25 në vende publike dhe 15 në hapësira private.

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Horoskopi