Nga sot maskat duhet të vendosen në çdo ambient të brendshëm dhe të jashtëm dhe gjoba në rast të shkeljes së këtij akti normativ varion nga 3-5 mijë lekë të reja.

Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në faqen e vet në Facebook apelon për mbajtjen e maskës nga të gjithë si e vetmja barrierë mbrojtëse ndaj virusit, ndërsa e ilustron rrezikun e COVID-19 duke sjellë pamje nga pandemia e gripit spanjoll të vitit 1928, e cila zgjati 2 vjet dhe vrau 50 mln njerëz, shumica në valën e dytë.

“Dhe me këtë album të vitit 1918, kur pandemia zgjati 2 vjet, pati 3 valë, infektoi 500 milionë persona, vrau 50 milionë njerëz, prej të cilëve pjesën dërmuese gjatë valës së dytë, si pasojë edhe e mosrespektimit masiv të rregullave pas hapjes së parë, duke ju kujtuar se nga sot maska është e detyrueshme kudo jashtë shtëpisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri.

MIRËMËNGJES?

dhe me këtë album të vitit 1918, kur pandemia zgjati 2 vjet, pati 3 valë, infektoi 500 milionë persona,…

Posted by Edi Rama on Wednesday, 14 October 2020