Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka dërguar në shkresë Kuvendit të Shqipërisë dhe ish-Kryeministrit Sali Berisha ku kërkohet marrja në pyetje e këtij të fundit.

Shkresa mban datën 14 Nëntor 2023 dhe është administruar nga Protokolli i Kuvendit.

“Në zbatim të urdhërimit të gjykatës për komunikimin e vendimit Nr.117 datë 26.10.2023 bashkëlidhur ju dërgojmë vendimin me Nr. 117, datë 26.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që i përket shtetasit Sali Berisha me objekt: Marrjen në pyetje të personit nën hetim me qëllim marrjen dijeni nga ana juaj”, thuhet në shkresën e GJKKO