Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin e Artur Ballës dhe Bledar Lilos, të akuzuar nga SPAK për “pastrim parash”, në kuadër të grupit kriminal për masë më të butë sigurie.

Kunati dhe shoferi i biznesmenit të hidrokarburve Rezart Taçi, do vijojnë të hetohen në masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Ndërkohë që Taçi, vijon të jetë në kërkim ndërkombëtar për të njëjtat akuza, pasi edhe ndaj tij është caktuar masa e ‘arrestit me burg’ në mungesë.

Lilo dhe Balla kanë mohuar akuzat që prej arrestimit. Në rekurs, Lilo ka pretenduar se nuk ka lidhje me akuzat, pasi është vetëm shofer.

Ndërsa kunati i biznesmenit Rezart Taçi, ka kërkuar masë më të butë sigurie, por të dyja këto kërkesa janë rrëzuar nga Gjykata e Lartë.

Në nëntor të vitit të kaluar SPAK shpalli në kërkim biznesmenin Rezart Taçi arrestoi dy të sipërpërmendurit.

SPAK sqaron se dy personat e arrestuar, Artur Balla dhe Bledar Lilo kryenin transaksionet financiare përmes një banke të nivelit të dytë në Shqipëri por dhe jashtë vendit, kryesisht Zvicrës, për pastrimin e parave.