Qeveria Shqiptare ka reaguar pasi Greqia refuzoi ndihmat e ofruara nga vendi ynë për shuarjen e zjarreve në shtetin helen.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Ministria e Mbrojtjes shprehet se nga pala greke janë njoftuar se ‘nuk kanë nevojë për ndihmë’.

Me tej, Ministria e Mbrojtjes sqaron se: “Nga pala greke jemi njoftuar se nuk është më e nevojshme ndërhyrja me modulet tokësore të ofruar nga Shqipëria për shkak se ato janë plotësuar nga vende të tjera të BE-së”.

Ministri Peleshi, shkruan se një ekip me 58 efektivë dhe 10 mjetes nga Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera operative të Sistemit të Mbrojtjes Civile Shqiptare, u dislokuan në afërsi të kufirit me Greqinë, për t’i ardhur në ndihmë autoriteteve me përballimin e situatës së zjarreve.

Kujtojmë që situata mes Shqipërisë dhe Greqisë vijon të jetë e tensionuar që pas arrestimit të Fredi Belerit. Pak ditë më parë në shtetin fqinj u mbajt edhe një darkë mes BE dhe Ballkanit Perëndimor, por kryeministri Edi Rama nuk u ftua nga Mitsotakis.