Shkrimtari dhe gazetari i njohur minoritar Grigor Jovani që jeton që prej viteve ’90 në Athinë, nën titullin “LARG DUART NGA MINORITARËT!”, ka publikuar sot në Facebook-un e tij një status, në të cilin sjell një reagim të veçantë në lidhje me arrestimin e kandidatit minoritar për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri.
Jovani, duke bërë përgjegjës kryeministrin Rama lidhur me rastin e mënyrën e arrestimit të Belerit, sjell gjithashtu edhe një qëndrim kritik tejet të ashpër ndaj tij…

Pavarësisht mendimin tonë, lidhur me rastin në fjalë, Vala News vendosi ta përcjejellë të plotë opinionin dhe indinjatën që vjen nga gazetari që jeton në Athinë.
______

“LARG DUART NGA MINORITARËT!”

Çfarë po ndodh në Himarë? Ngjajnë të pa besueshme lajmet e orëve të fundit prej andej, si të jenë pjesë të një farse tragjikomike, luajtur në një kohë të mëparshme dhe adoptuar në mënyrën më sharlatane dhe skandaloze në këtë që jetojmë. Janë monstruoze dhe krejt të pa pranueshme planet e vidiove të rrëmbimit gangsteresk të Fredi Bejlerit nga autoritet e vendit, duke përdorur për këtë Policinë e Shtetit, të përfaqësuesit të Opozitës në zgjedhjet e tanishme dhe njërit nga liderët politikë të minoritetit grek në Shqipëri! Janë të çmendur atje, në atë narkoshtet që vë Policinë e të gjithë shtetasve, të dhunojë liritë e një pjese të tyre? Ndodhin këto gjëra në Evropën e sotme demokratike, ku duam të inspirojmë? Diskriminohen kështu minoritetet?! Si e durojnë dhe pranojnë këtë gjendje të turpit intelektualët dhe forcat demokratike të Shqipërisë? Duhet të lirohet menjëherë zoti Bejleri – aq simpatik dhe i matur në qëndrimet që janë, siç duhet të jenë në demokraci, vetëm të tijat dhe të atyre që përfaqëson! Të lihen njerëzit të shprehin të lirë vullnetin e tyre! Nëqoftëse i kanë mbaruar ilaçet e psikopatisë zotit Rama – mikut të çuditshëm të mëmës Elladë për minoritarët (!!!) – le t’i drejtohet vëllait të tij, Erdoganit, natyrisht nëse i kanë mbetur gjendje edhe atij! Mos të harrojë, se askush nuk e harron nga minoritarët, se ka në qafë të tij një krim të mëparshëm ndaj tyre…
Larg duart nga Minoritarët!
Minoriteti është pasqyra e Shqipërisë së re!