Shkrimtari dhe gazetari i njohur Grigor Jovani që jeton në Athinë, i befasuar nga teatraliteti i Edi Ramës në ceremoninë e pritjes së ish-Presidentit Klinton ka hedhur këtë status në FaceBook-un e tij:

“Thoni ç’të doni, por një shouman të tillë politik, si Edi Rama, Evropa dhe bota mbarë kishte shumë kohë pa parë.
Ngaqë arriti të pamundurën, si regjisor dhe aktor politik: stili banal dhe gjuha vulgare e bulevardit, të ngjitet në skena të tilla aristokratike. Duke pasur pranë (Më ndihmo të mos çmendem, o Zot!) aktorët më fisnikë të botës!
Ta kesh inat, por t’i heqësh kapelen!”