Nga Reshida ÇOBA

Kam dëgjuar shumë burra që thonë se dëshirojnë një grua inteligjente në jetën e tyre. Unë do t’i këshilloja që të mendohen mirë për këtë. Gtatë inteligjente marrin vendime vetë, kanë dëshira të tyret dhe vendosin kufij. Ti nuk do jesh kurrë qendra e jetës së tyre sepse kjo e fundit rrotullohet rreth vetes së tyre.

Një grua inteligjente nuk lejon të manipulohet e as të shantazhohet, ajo merr përgjegjësi mbi vete. Gratë inteligjente venë në diskutim, analizojnë, zihen, nuk kënaqen, avancojnë para. Ato gra kanë pasur një jetë të tyren para teje dhe e dinë mirë se do ta kenë përsëri edhe pasi të kesh ikur ti…

Ajo lajmëron, nuk kërkon leje. Këto gra nuk kërkojnë në çift një lider të cilin ta ndjekin, një baba që zgjidh jetën dhe as për të shpëtuar një fëmijë. Ato nuk duan të të ndjekin dhe as t’i tregojnë rrugën dikujt.
Duan të ecin përkrah teje… Një grua inteligjente është e lirë sepse ka luftuar për lirinë e saj…, por nuk është një viktimë, është e mbijetuar…

Mos u mundo ta prangosësh(!), sepse ajo do të dijë se si të arratiset. Sidomos ato që janë përballur me situata të ngjashme në të shkuarën. Gruaja inteligjente e di që vlera e saj nuk qëndron në aspektin e trupit të saj. Mendohu mirë para se ta gjykosh për moshën, gjatësinë, vëllimin apo sjelljen seksuale(!), sepse kjo ështe dhunë emocionale dhe ajo e di këtë…

Prandaj: para se të thuash se dëshiron një grua “inteligjente” në jetën tënde, pyete veten nëse je vërtet i gatshëm që ti të “futesh” në të sajën!…