Pas largimit të Lionel Messit nga Barcelona, skuadrat më të interesuara për shërbimet e tij janë Paris Saint-Germain dhe Manchester City.

Pas kësaj zgjedhjeje të “Pleshtit”, janë shtuar zërat se kampioni i Premier Ligës dëshiron ta transferojë yllin argjentinas, por ky skenar është hedhur poshtë nga vetë trajneri Pep Guardiola.

Ai tha se ish-lojtari katalanas nuk është në objektivat e klubit, duke shpjeguar edhe arsyet konkrete.

“Ne kemi shpenzuar në Jack Grealish dhe ai do ta mbajë numrin 10, sepse ne e kemi bindur për atë gjë, dhe kemi menduar që Messi do të qëndrojë. Tani, Messi nuk është në planet tona”, tha Guardiola.

Komenti i Pep Guardiolës shkon në favor të Paris Saint-Germain, e cila aktualisht është e vetmja skuadër, që ka shprehur interes për shërbimet e argjentinasit.

Klubi spanjoll mbrëmjen e kaluar konfirmoi largimin e Lionel Messit duke thënë se në divorcin mes tyre ndikuan arsyet ekonomike dhe problemet strukturore.

“Megjithëse kishim arritur një marrëveshje mes Barcelonës dhe Leo Mesi dhe me dëshirën e qartë të të dy palëve për të nënshkruar një kontratë të re sot, nuk mund të formalizohet për arsye ekonomike dhe pengesa strukturore (Rregulloret e La Liga në Spanjë)”, thekson klubi.