KQZ ka hedhur shortin për renditjen në fletën e votimit të partive që garojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Sipas shortit të hedhur, Partia Socialiste renditet e 12-ta në fletën e votimit, ndërsa koalicioni i drejtuar nga Partia Demokratike do të ketë numrin 9 në listë.

Kandidatët e pavarur do të jenë në fund të listës në zonat zgjedhore ku kandidojnë.

Renditja

Partia Socialdemokrate nr 1

Balli Kombëtar nr 2

Lëvizja Demokratike Shqiptare nr 3

Bindja Demokratike nr 4

AOKBPEK nr 5

LSI nr 6

Nisma Thurje 7

Partia Lëvizja e Re nr 8

Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim nr 9

Partia Aleanca Demokracia e Re nr 10

Lëvizja për Ndryshim nr 11

Partia Socialiste nr 12