Qeveria holandeze ka paralajmëruar vendosjen e karantinës së plotë, nëse numri i të infektuarve nuk ulet në ditët në vijim.

Qeveria holandeze nuk pritet të njoftojë ndonjë masë të re kundër përhapjes së koronavirusit këtë javë, por paralajmëron se “masat drakoniane” dhe një karantinë e plotë do të vendoset nëse ritmi i infektimit nuk ulet.

Nëntë ministra dhe përfaqësues të institutit të shëndetit publik u takuan në fundjavë më kryeministrin Mark Rutte në Hagë, për të diskutuar për situatën e pandemisë. Ata vendosën që ishte shumë shpejt për të zbatuar masa të reja, pasi efektet e bllokimit të pjesshëm të zbatuar në mes të tetorit nuk janë ende të qarta.

Ekspertët e shëndetit publik shpresojnë që këto efekte të bëhen të dukshme këtë javë. Numri i infeksioneve ishte akoma në rritje, por jo më në mënyrë eksponenciale. Kjo mund të tregojë që infeksionet do të zbresin edhe fillojnë të ulen këtë javë.

Por nëse infeksionet nuk fillojnë të bien këtë javë, “masa drakoniane” do të merren javën tjetër, theksuan ekspertët.

Sipas hartës rrugore të koronavirusit, që qeveria publikoi në fillim të këtij muaji, tregon se ka ende disa masa më të rrepta që qeveria mund të marrë në nivelin aktual 4, niveli me rrezikun më të lartë.

Këto përfshijnë mbylljen e shkollave, kufizimin më tej të tubimeve shoqërore, mbylljen e atraksioneve si muzeve, parqeve dhe lejimin e transportit publik vetëm për udhëtime absolutisht thelbësore.