Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro ndaj pasurive të Anton Gjinajt, të njohur edhe si Pashuk Gjini, pasi ka nisur procedimin pasuror për shkakak se ky person rezulton i dënuar për trafik droge.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka regjistruar procedimin  pasuror nr.7, datë 26.05.2021, në ngarkim të shtetasit Anton (Pashuk) GJINAJ (Gjini), i biri i Ndue dhe i Prendë, i datëlindjes 08.04.1966, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë.

Nga aktet e administruara rezulton se me vendimin Nr.9 të vitit 2010, të Gjykatës Provinciale të Alicante, me seli në Elce, Spanjë është deklaruar fajtor i pandehuri Pashuk Gjini dhe është dënuar me 8 vjet e 9 muaj burgim për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Nga verifikimet e kryera nga ana e policisë gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit rezulton se shtetasi Pashuk Gjini me datë 17.02.2011, ka bërë ndërrimin e emrit nga “Pashuk Gjini” në “Anton Gjinaj”.

Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar për sa i përket pasurive të shtetasit Anton (Pashuk) GJINAJ (Gjini) dhe familjarëve të tij, rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale që ai ka zhvilluar në Shqipëri dhe Spanjë”, thotë SPAK.

Lista e pasurive të sekuestruara

  1. Sekuestrimin e pasurive të subjektit nën hetim pasuror Anton (Pashuk) Gjinaj (Gjini), si dhe të personave të lidhur si më poshtë:

1- Shoqëria “ALESIO – 2014” shpk, me NIPT Nr. L41713003M, me datë themelimi 08.05.2014 dhe datë regjistrimi 13.05.2014, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.

2- Shoqëria “DEIZI – M” shpk, me NIPT Nr. L82212004G, me datë themelimi 22.09.2018 dhe datë regjistrimi 12.10.2018, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.

3- Shoqëria “POLYSTYRENE (EPS) MANUFACTURER” shpk, me NIPT Nr. L81811014B, me datë themelimi 04.06.2018 dhe datë regjistrimi 11.06.2018, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.

4- Shoqëria “FORALB ALABASTER” shpk, me NIPT Nr. J62903844I, me datë themelimi 04.11.1994 dhe datë regjistrimi 08.11.1994, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.

5- Shoqëria “XYZ 08” shpk, me NIPT Nr. K92110004Q, me datë themelimi 18.02.2008 dhe datë regjistrimi 10.09.2008, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.

6- Shoqëria “GARDEN RESIDENCE TURDIU” shpk, me NIPT Nr. L91425024V, me datë themelimi 21.02.2019 dhe datë regjistrimi 25.02.2019, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.

7- Pasuri me sipërfaqe totale 1 290 m2, e llojit truall nga e cila 246 m2 ndërtesë, me adresë Tiranë.

8- Pasuri me sipërfaqe totale 120 m2, e llojit apartament, me adresë, Laprakë, Tiranë.

9- Pasuri me sipërfaqe totale 301.5 m2, e llojit truall nga e cila 246 m2 ndërtesë, me adresë Tiranë.

10- Pasuri me sipërfaqe totale 1 680 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë.

11- Pasuri me sipërfaqe totale 6 530 m2, e llojit arë, me adresë Tiranë.

12- Pasuri me sipërfaqe totale 5 560 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë.

13- Pasuri me sipërfaqe totale 3 930 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë.

14- Pasuri me sipërfaqe totale 1 670 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë.

15- Pasuri me sipërfaqe totale 480 m2, e llojit truall, me adresë  Tiranë.

16- Pasuri me sipërfaqe totale 84.4 m2, e llojit ndërtesë, me adresë  Tiranë.

17- Pasuri me sipërfaqe totale 57.8 m2, e llojit ndërtesë, me adresë  Tiranë.

18- Pasuri me sipërfaqe totale 2 092.4 m2, e llojit truall, me adresë Lundër, Tiranë.

19- Pasuri me sipërfaqe totale 700 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë.

20- Automjet i tipit autoveturë, e markës “Merceds-Benz”, modeli CLS320CDI.

21- Automjet i tipit autoveturë, e markës “Merceds-Benz”, modeli G 63 AMG.

22- Automjet i tipit autoveturë, e markës “Merceds-Benz”, modeli GLE 400 d 4MATIC Coupe.

23- Automjet i tipit autoveturë, e markës “VOLKSWAGEN”, modeli “GOLF”.