Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, gjatë deklaratës së saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ku po merr pjesë edhe kryediplomati serb, Ivica Daçiç, lëshoi deklarata të forta për këtë të fundit.

Ajo tha se Daçiç është kriminel lufte dhe se për këtë duhet të dalë para drejtësisë, ndërsa e akuzoi se ai ka përbuzur viktimat e luftës në Kosovë.

“Që Daçiç është kriminel, o ta thotë në tri gjuhë, shqipe, anglisht dhe serbisht. Ivica Daçiç është përgjegjës për krime lufte, vrasje masive e përdhunime. Ai duhet të sillet para drejtësisë, para një tribunali për krime lufte. Vuçiç e Daçiq që duan një rend që dirigjohet nga Moska, por kjo s’mund të ekzistojë. BE, NATO dhe Kombet e Bashkuara s’e lejojnë një vend ku pushtimi e invazioni janë mënyra të udhëheqjes”, u shpreh Gërvalla.

Kryediplomatja po ashtu se Vuçiç e Daçiç i kanë duart me gjak.