Familjarët e një 19-vjeçari në Prizren kanë vendosur që ta dorëzojnë vetë të birin në polici, pasi ushte shpallur në kërkim për vjedhje.

Mediat kosovare bëjnë me dije se i riu ndodhet aktualisht në paraburgim dhe pritet që të njihet me masën e sigurisë.

“Më datë 12/06/2023 rreth orës 00:15, është arrestuar i dyshuari Sh/K i cili kishte qenë në kërkim policor për veprën vjedhje e rëndë. I kërkuari E. A. 19 vjeç nga Prizreni ka qenë në kërkim policor në bazë të urdhër arresteve të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prizren.

Më datën dhe kohën e lartshënuar familjarët kanë informuar se i kërkuari është në shtëpi dhe se do ta dorëzojnë në polici.

Patrullat policore nga Njësiti Reagues Kujdestar është përgjigjur thirrjes dhe e kanë arrestuar personin e kërkuar, i cili fillimisht është dërguar në Stacionin Policor në Prizren, më pas i njëjti dërgohet në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit për kontroll mjekësor”, ka njoftuar Policia