Zgjedhja e Ilir Metës në postin e presidentit nga mazhoranca aktuale socialiste u pa si një manovër që mund ta çonte aleatin e Ramës në qeveri të asaj kohe, LSI-në, në një pension politik. Por koha vërtetoi krejt të kundërtën, pasi Ilir Meta me votimin e tij në krye të shtetit shqiptar nuk vepron fuqishëm politikisht, duke luajtur dhe rolin e liderit të opozitës dhe zhveshur nga kostumi i presidentit. Pikërisht ky model republike që Meta ofron me postin e presidentit tashmë konstatohet nga mazhoranca aktuale, ku vetë kryeministri Edi Rama mundohet të shfajësohet se nuk kishte zgjidhje tjetër.

Por një ndër zërat kundër caktimit të Ilir Metës dhe zgjedhjes si president, ka qenë deputeti i PS-së, Ben Blushi, i cili kontestoi vendimin e mazhorancës. Blushi në seancën majit të 2017-ës u shpreh se është kundër Republikës së Likes (Republikës së Metës), pasi është modeli më i keq. Ky akt i zgjedhjes për Blushin ishte një demotivim për të gjithë të rinjtë e Shqipërisë.

“Dikush prej tyre para së të vija këtu në seancë më dha një bluzë dhe më tha: Çoje në Parlament me këtë mesazh, se kjo është republika për fat të keq. Po çfarë është kjo bluzë? Nuk ka pëlqen kjo Republikë (Don’t like Republic). Kjo në fakt ka dy kuptime. Jo vetëm që kjo republikë s’na pëlqen. Po kjo është Republika e Likes. Çfarë është Republika e Likes? Është një Republikë ku ligji mund të shkelet dhe ku mundësia për të shkelur ligjin ekziston përditë .Kjo është republika që kemi. Kjo republikë nuk na pëlqen. Kjo nuk është se nuk  pëlqen vetëm mua, por nuk i pëlqen shumicës së shqiptarëve, shumicës së atyre që ikin dhe depërtohen nga varfëria, nga fakti që nuk kurohen dhe nuk paguhen sa duhet dhe vidhin përditë nga republika e atyre edhe askush nuk ndëshkohet”, do të deklaronte Blushi në seancën e 4 majit 2017.

Pikërisht kjo profeci e tij e paralajmëruar afro katër vite më parë, është pasqyra e kësaj presidence, ku Meta hiqet si lideri i opozitës, si organizator i protestave, duke dalë dhe vepruar jashtë kornizës kushtetuese, folur dhe për mënyrën se si duhet të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme, dhe pse de jure nuk është aktor, por kërkon të jetë faktor politik.