Në stadiumin “Al-Rayyan”, i sapo përfunduar dhe gati për finalen e Botërorit të Katarit, do të luhet Kupa e Emirit më 18 dhjetor. Këtë ndeshje do ta ndjekin nga afër rreth 20.000 spektatorë, apo gjysma e kapacitetit të tij.

“Kushdo që do të hyjë në stadium duhet të tregojë një test Covid-19 negativ, ose një test të antitrupave të Covid-19 pozitiv”, – është shprehur Abdelwahab al-Mousleh, një zyrtar i shëndetësisë në Katar, gjatë një njoftimi të shpërndarë nga federate e futbollit në këtë vend. “Rreth 50% e vendeve do të jenë për ata persona që kanë kaluar Koronavirusin”, – ka shtuar ai më tej.

Tifozët duhet t’u nënshtrohen rregullave të forta, që nga distancimi social dhe maska, tek ulja vetëm në vendin e caktuar. Katari ka regjistruar zyrtarisht më shumë se 140.000 raste të infektimit nga Covid-19, ndërsa 239 persona kanë humbur jetën.

Ndeshja finale e kupës është programuar për t’u luajtur në orën 19:00 (lokale), ku Al-Sadd-i favorit, që drejtohet nga spanjolli Ksavi Hernandez, do të diksutojë trofen me Al Arabi. “Al-Rayyan” ndodhet 22 kilometra në perëndim të kryeqytetit Doha. Në këtë stadium do të luhen 7 ndeshje të Botërorit.